Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi, është shprehur se se presidenti amerikan, Joe Biden, gjatë vizitës së tij në inaugurimin e rrugës me emrin e të birit Beau Biden, ka thënë se familja Biden është gjithmonë borxhli, ndaj saj dhe bashkatdhetarëve të saj, shkruan Gazeta Metro.
Sot përderisa është dorëzuar medaljen presidenciale post-mortem për Beau Biden, djalit të presidentit të SHBA’së, Joe Biden, për kontributin e tij në fushën e drejtësisë pas luftës në Kosovë, deputetja Dumoshi ka kujtuar një moment kur Biden ishte në vizitë në Kosovë në inaugurimin e rrugës me emrin e të birit Beau Biden.
Dumoshi ka thënë, se gjatë vizitës atëbotë zv. Presidentit amerikan Joe Biden, kishte falënderuar Dumoshin duke i thënë se “Ne familja Biden jemi gjithmonë borxhli ndaj jush dhe ndaj bashkatdhetarëve tuaj”.
Duhet theksuar se ideja për monumentin kushtuar Beau Biden, iniciuar nga Dumoshi di kryeses e komisionit shtetëror krijuar nga (Zyra e Kryeministrit Mustafa dhe Presidentit Thaçi) dhe dizajnuar nga Lirijon Kadriu.
Postimi i plotë:
Vlora,
“Ne familja Biden jemi gjithmonë borxhli ndaj jush dhe ndaj bashkëatdhetarëve tuaj.
Joe Biden
Monumenti është ndërtuar si shenjë/ simbol i nderimit të veprës së Beau Biden, për të celebruar ditën e inagurimit te rrugës dhe vizites se atëherë zv. Presidentit amerikan Joe Biden.
Ideja për të pas një monument në atë hapësirë ka qenë e trefishtë, rruga Beau Biden qe kalon aty, hyrja në Kampin Bondsteel dhe manifesitimi/ eventi përmbyllës I vizitës së presidentit Biden, ideja për monument është iniciuar nga une si kryesuese e komisionit shtetëror krijuar nga Zyra e Kryeministrit Mustafa dhe Presidenit Thaçi) dhe dizajnuar nga Lirijon Kadriu.
Ish Zëvendës Presidenti Joe Biden, ka ndarë disa minuta të veçanta me mua për respekt të institucioneve të Kosovës për organizimin. Në këtë rast, Presidenti Biden më falenderoi, si një nga organizatorët e vizitës, duke më nderuar me një kopje të nënshkruar të monumentit, të cilin e kam ideuar dhe kam punuar intensivisht për realizimin e projektit.
“Vlora, Ne familja Biden jemi gjithmonë borxhli ndaj jush dhe ndaj bashkëatdhetarëve tuaj”, është shkruar nga dora e Biden.
Amerikë, çdo herë me ju!/gazetametro.net