Pothuajse i gjithë vendi është duke u përballur me mungesë të energjisë elektrike.
Qytetarët ankohen se reduktimet janë 4 orë me rrymë e 2 orë pa të, por me raste ndërprerja shkon edhe mbi 3 orë.
Në Vushtrri ndërprerje ka vazhdimisht.
Sipas qytetarëve, ndonëse janë paralajmëruar se orari i reduktimeve është 4 orë me rrymë e 2 orë pa të, shpeshherë është e kundërta.
Edhe kryeqyteti ka ndërprerje të energjisë dhe vështirësi paraqiten në shumë aspekte. Viktor Buzhala, zyrtar për informim në KEDS, është shprehur se nuk është e vërtetë që ka reduktime të energjisë elektrike më shumë se 2 orë.
Sipas tij, të gjitha komunat e Kosovës e kanë këtë problem, por me mungesë më të madhe të Energjisë Elektrike është përballur Dragashi si dhe zona e Dukagjinit.