Loading…

“Gjithçka 1 euro”: Bahtiri vjen me një tender të dyshimtë

  • 01/06/2021 | 18:39

“Gjithçka 1 euro”: Bahtiri vjen me një tender të dyshimtë

Komuna e Mitrovicës e cila udhëhiqet nga kryetari Agim Bahtiri ka proceduar me një tender të dyshimtë.


1 euro për një shtyllë të betonit të lartë 9 m2, mund të paguajë Komuna e Mitrovicës së Jugut, nëse i shkon gjithçka mirë me tenderin “Mirëmbajtja dhe zgjerimi i rrjetit të ndriçimit publik në qytet”. Kjo ngase, kaq ka qenë çmimi që e ka vendosur në ofertë kompania fituese, shkruan lajmi.net.

Por, Komuna mund të mos ketë nevojë fare për këso lojë shtylla, dhe shumicën e kërkesave mund t’i orientojë në pozicione tjera. Për shembull, mund të kërkojë nga kompania fituese furnizim në sasi të madhe të pozicionit nr. 21 “Furnizim dhe shtrirje të kabllos  2X16mm2 i mbeshtjellur “bystek” ajror për rrjet të ndriçimit publik në shtylla të drurit dhe betonit”, ku për një pozicion të tillë kompania fituese ka vendosur një çmim prej 4 eurove me tvsh, kurse çmimi në treg sillet rreth 0.50 cent.

Me datë 30 prill, prokurimi i Mitrovicës ka shpallur fituesin e tenderit “Mirëmbajtja dhe zgjerimi i rrjetit të ndriçimit publik në qytet”. Vlera e parashikuar e kontratës për tri vite ka qenë 480 mijë euro. Fitues është shpallur  kompania “Termomontimi” nga Prishtina në vlerë prej 580, 38 euro –çmimi për njësi.

Çmimet për pozicione të ndryshe janë shumë më të ulëta se çmimet e tregut për 100 për qind, dhe disa shumë më të larta. Lajmi.net ka parë ofertën e kompanisë fituese. Ajo ka vendosur çmim prej 1 euro në furnizim me shtylla, kurse ka vendosur çmime enorme tek furnizimi me kabllo.

Mos-balancimi i çmimeve me tregun, rrit dyshimet se kompania fituese mund të ketë qenë më mirë e informuar se kompanitë tjera për projektin.

Komuna ka vendosur në paramasë 78 artikuj, dhe nuk ka shënuar ndonjë shifër të kërkesës për sasinë e produkteve, por pozicionet janë të vendosura vetëm nga një njësi, që më pastaj kompanitë të mund të vendosnin vendosin çmimet e tyre në secilin prej tyre.

Oferta fituese, bije ndesh me një nen të Ligjit të Prokurimit Publik, tek pjesa “çmimet jo normalisht të ulëta”. Lidhur më ofertën e pranuar, Komuna është dashur të kërkojë informata shtesë në detaje nga kompania lidhur më çmimet e vendosura, pro një gjë të tillë nuk e ka bërë.

Lidhur më këtë, Komuna e Mitrovicës nuk ka dashur të jap asnjë sqarim për lajmi.net.

Lajmi.net ka shikuar në tregun e Kosovës të gjitha çmimet e pozicioneve dhe i ka krahasuar ato me ofertën e kompanisë fituese. Janë rreth 20 produkte të ofruara nga kompania fituese që janë vendosur çmime enorme të ulëta ose enorme të larta.

Pozicioni  nr.3 që ka paraparë komuna quhet “Kabull PVC 3×2. 5 cmm të llogaritet për çdo shtyllë rreth 9m2 të kabllit”. Për një këso pozicioni kompania ka vendosur çmime në vlerë prej 2.60 euro çmimi për njësi me tvsh. Lajmi.net ka shikuar çmimet në disa dyqane dhe mesatarja e kërkesës së kabllos siç e ka kërkuar komuna sillet 0, 70 cent.

Pastaj një tjetër pozicion quhet “Furnizimi dhe montimi i shtyllës metalike H: 8m. Sipas skicës me montim të lirës një spo dy kraheshe, pllakës allardit, sigurese FRA 16A, kabull lidhës (3×2. 50 m2) dhe material tjetër të nevojshëm. Komplet”. Për një pozicion osh, kompania ka vendosur çmim 60 euro me tvsh, ndërsa pozicioni i njëjtë në treg kushton rreth 120 euro.

“Vendosja e shtyllës se betonit me gjatësi H:9m”, është ofertuar çmimi prej 1 euro, kurse e njëjta kushton mbi 120 euro

Për kërkesën “Furnizimi dhe montimi i shtyllës metalike H: 3.6m” një copë kompania fituese ka vendosur çmime me tvsh 20 euro, kurse pozicioni i njëjtë sillet në treg 45 euro.

Për “furnizimi dhe montimi i fytave E27” është vendosur çmimi për njësi 0.20 cent me tvsh, kurse i njëjti kushton 1 euro.

Për “bazën e siguresave” kompania ka vendosur çmim 1 euro me tvsh, kurse e njëta në dyqan kushton 15 euro.

“Furnizimi dhe shtrirja e kabllos nëntokësor të tipit PPOO 4x16mm2 prej shtyllës me hyrje/dalje”, është vendosur çmimi 2.5 euro më tvsh, kurse kushton rreth 1.2 euro.

“Furnizimi dhe shtrirja e kabllos 2x16mm2 i mbështjellur ‘systek’ ajror për rrjet të ndriçimit publik në shtylla të drurit dhe betonit”, është vendosur çmimi 4 euro me tvsh, kurse pozicioni i njëjtë në treg sillet rreth 0,50 cent. Edhe pozicioni “Furnizimi dhe montimi i siguresave FRA 16A” është fryrë shumë, ku është vendosur çmimi 5 euro për njësi, ndërsa e njëjta sillet 2 euro.  Vetëm 1 euro është ofertuar për “Furnizimi dhe montimi i trupave ndriçues të 150Ë”, kurse pozicioni i njëjtë në treg kushton 40 euro. Po ashtu 1 euro është vendosur edhe per pozicionin i cili kushton rreth 50 euro “Furnizimi dhe montimi i trupave ndriçues të 250 Ë”.

Po ashtu, vetëm 1 euro është vendosur edhe për pozicionin nr.44 “Furnizimi dhe betonimi me beton të tipit MB25 në gropat e hapura për shtylla ndriçuese me dim. 0.8 x 0.8 x 1m; për vendosjen e shtyllave të ndriçimit publik. Furnizimi dhe vendosja e ankerave përkatës  nga metali”. I njëjti kushton rreth 35 euro. Ndërsa rreth 80 euro kushton po ashtu pozicioni për të cilin është vendosur 1 euro: “Furnizimi, transporti dhe ndërtimi i ormanit: 120X80X30 me kulëm, me grupin matës komplet sipas rregullave për ndriçim në mënyrë manuale dhe automatike për ndezje dhe fikje  nga kutia e llamarinës së plastifikuar 2 herë”.

Më poshtë mund të shihni ofertën e kompanisë fituese, dhe me laps çmimet e shënuara nga redaksia që gjenden në treg.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë