Aktivisti i shoqërisë civile, njëherit “kavalli” i së majtës në vend, Rron Gjinovci, me një postim në rrjetin social Facebook, ka kërkuar që qeveria e vendit të bëjë nacionalizimin ose shtetëzimin e distributorit të energjisë elektrike në vend KEDS, shkruan Gazeta Metro.
Pa dyshim Gjinovci e ‘plasoi’ kët ide, konform ideve të tij të majta, veçmas marksist-leniniste, për të cilat edhe është vetdeklaruar si i tillë.
Ai dha edhe arsyet se përse duhet qeveria të shtetzojë kët institucion.
Aktivisti i së majtës madje edhe “konstaton” dhe e bën fakt të kryer se distributori nuk i ka përmbushur kushtet e kontratës.
Zakonisht konstatimet se a janë përmbushur ose jo kushtet e kontratës i bëjnë organet e drejtësisë, por Gjinovci vendosi që vet personalisht të marrë rolin e një “gjykate” të tillë.
Kujtomë se idetë politike për të cilat proklamon ai, në aspektin ekonomik dhe atë politik kanë dështuar thuajse në të gjithë botën.
Postimi i plotë:
Per mu eshte shume e qarte qe KEDS nuk po mundet me i permbushe obligimet e licences dhe kontrates se privatizmit, do me thon nuk po munet me na furnizu me rrymë, prandaj nacionalizojeni, le ta merr shteti i cili mundet.
KEDSi po thot smuj me ble megavatin 500 Euro, po i thot Qeverisë blema ti.
Prandaj le ta nacionalizon Qeveria edhe le ta mbulon pjesën qe sun pe prodhojme, pra le ta blen per neve. E mandej kur vjen koha me pase fitim, i merr fitimet shteti. E jo ne kohe krizash qeveria (na pra, se me pare tonat blehet) me ja mbulu humbjen, ndersa ne kohen e lulezimit profitin me marre privati.
Nacionalizojeni tash dhe menjehere, sepse i ka shkele kushtet e licences dhe kontrates se privatizimit./gazetametro.net