Loading…

Gjini,Thaçit: Të gjithë mund të rrëzohen nga pushteti, edhe ti

  • 09/10/2018 | 18:29

Gjini,Thaçit: Të gjithë mund të rrëzohen nga pushteti, edhe ti

Nënkryetari i parë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , Ardian Gjini ia ka drejtuar disa porosi presidentit Hashim Thaçi, pasi ky i fundit gjatë ditës së djeshme e kërcënoi liderin e AAK’së, Kryeministrin Haradinaj, përmes një konference për media.


Thaçi tha se nëse kryeministri Haradinaj nuk i korrigjon deklaratat e tij për dialogun me Serbinë, atëherë njerëzit e pakorrigjueshëm mund të ndërrohen, por Gjini thekson se edhe Thaçi mund të rrëzohen.

E rreth kësaj çështje për T7, Gjini ka thënë se presidenti Thaçi nuk ka peshë ligjore që ta shkarkojë Haradinajn nga pozita e kryeministrit.

Gjini ka deklaruar se partnerët e koalicionit qeverisës kanë marrëveshje për qeverisje, andaj edhe gjërat zgjidhen brenda koalicionit. Qeveria Haradinaj po bënë punë të jashtëzakonshme. Presidenti nuk ka vlerë ligjore për ta shkarkuar Qeverinë”, ka deklaruar Gjini.

Tutje ai është shprehur se presidenti Thaçi duhet të jetë më i qartë në deklaratat e tij.
“Thaçi duhet të jetë me eksplicit. Ekzistojnë disa procedura për rrëzim, disa kalkulime politike. Nuk ka zyrtarë që e merr pozitën qoftë përmes zgjedhjeve apo emërimi tjetër që të mos shkarkohet. Gjithkush mund të shkarkohet”, ka deklaruar Gjini.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë