Loading…

Gjini për testet nga Serbia: Marre, qysh për kaq pak pare me u poshtnu kaq shumë

  • 18/04/2020 | 21:01

Gjini për testet nga Serbia: Marre, qysh për kaq pak pare me u poshtnu kaq shumë

Kryetari i Komunës së Gjakovës, njëherësh edhe nënkryetar i AAK’së, Ardian Gjini, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për pranimin e donacionit nga Serbia, të një mijë testeve për koronavirus, transmeton Gazeta Metro.


Si shumë fytyra publike të cilat kritikuan Kryeministrin Kurti për një vendim të tillë, edhe Gjini ka vlerësuar se vendi është poshtëruar shumë me pranimin e ndihmës nga fqinji verior.

“Seriozisht është turpëruese deri në pezm me i pa njerëzit duke e arsyetuar marrjen e një donacioni prej 30.000 euro nga Serbia!”, ka shkruar Gjini në një postim në Facebook.

“Per cka dreqin e kerkuat ndihmen nga diaspora? Qysh bre per kaq pak pare me u poshtnu kaq shume? Ngani tash tifozeri! Marre bre!”, përfundon shkrimi i Gjinit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]metro.net
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë