Loading…

Gjini para seancës konstituive: Aleanca do të jetë zëri më i fuqishëm i arsyes, zhvillimit dhe stabilitetit

  • 06/08/2026 | 10:35

Gjini para seancës konstituive: Aleanca do të jetë zëri më i fuqishëm i arsyes, zhvillimit dhe stabilitetit

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, u ka uruar punë të mbarë dhe suksese të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës në seancën e sotme konstituive, me një urim të veçantë për grupin parlamentar të Aleancës.


Përmes një postimi në Facebook, Gjini theksoi se mandati i deputetit është një përgjegjësi e madhe ndaj qytetarëve që kanë dhënë besimin e tyre, duke shprehur bindjen se deputetët e Aleancës do të përfaqësojnë me dinjitet interesin publik.

“Jam plotësisht i bindur se ekipi i Aleancës do të jetë zëri më i fuqishëm i arsyes, zhvillimit dhe stabilitetit në këtë legjislaturë”, ka shkruar ai.

Gjini ka ritheksuar se qëndrimi i Aleancës lidhur me zhvillimet politike ka qenë dhe mbetet i qartë e transparent, duke u uruar sukses të gjithë deputetëve në fillimin e mandatit të ri.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë