Ardian Gjin nga AAK pyet se si kryeministri Albin Kurti po e di se nëpër parti politike ka kriminelë të luftës.
‘’Kryeministri i shtetit tim deklaron se partitë duhet me u pastru prej kriminelëve të luftës. Nëse thotë kështu, duhet me prit që ka me pasë reagim. Ka plot që me vite janë përball me ato akuza, edhe kanë dal të pafajshëm. Qysh po e di ai?’’, thotë Gjini në Debat Plus.
Sipas Gjinit, Kurti s’duhet të bëjë deklarata kur aq më tepër tash është kryeministër.