Loading…

Gjini: Aleanca nis takimet me qytetarët nëpër Kosovë, nesër në Rahovec

  • 02/09/2026 | 18:34

Gjini: Aleanca nis takimet me qytetarët nëpër Kosovë, nesër në Rahovec

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka njoftuar përmes një video-mesazhi nisjen e një serie takimesh me qytetarët nëpër komunat e Kosovës.


Gjini ka thënë se qëllimi i këtyre takimeve është që të zhvillohet një bashkëbisedim i drejtpërdrejtë me qytetarët për problemet me të cilat përballen dhe për çështjet që kërkojnë zgjidhje.

Në fokus të diskutimeve do të jenë ekonomia, energjia, siguria, arsimi, shëndetësia dhe mirëqenia, ndërsa qytetarët do të njihen edhe me planin e Aleancës për Kosovën.

“Ne të gjithë kemi nevojë të bisedojmë më shumë me njëri-tjetrin. Të flasim hapur për atë që nuk po funksionon dhe për atë që duhet të ndryshojmë bashkë”, ka deklaruar Gjini.

Takimi i parë do të mbahet nesër, më 3 shtator, në ora 17:00, te ‘Panorama’ në Opterushë të Rahovecit.

Pas Rahovecit, Aleanca pritet të vazhdojë takimet në ditët në vijim edhe në komunat e tjera të Kosovës.

“Aleanca me ju. Mezi presim të takohemi. Shihemi së shpejti!”, ka përfunduar Gjini mesazhin e tij.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë