Loading…

Gjilani zgjat orarin e nejave dhe muzikës për gastronominë

  • 07/07/2026 | 09:36

Gjilani zgjat orarin e nejave dhe muzikës për gastronominë

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka marrë vendimin për lejimin e përdorimit të mjeteve elektro-akustike nga bizneset e sektorit të gastronomisë, duke përcaktuar edhe orarin e lejuar të funksionimit të tyre.


Sipas vendimit, lokalet e gastronomisë do të mund të përdorin pajisje elektro-akustike në përputhje me standardet ligjore dhe normat e lejuara të zhurmës. Gjatë ditëve të punës, përdorimi i tyre lejohet deri në orën 23:00, ndërsa të premten dhe të shtunën deri në orën 00:00.

Sipas njoftimit nga komuna, vendimi do të jetë në fuqi deri më 20 gusht 2026, transmeton Klankosova.tv.

Po ashtu, me këtë vendim pezullohet përkohësisht urdhëresa nr. 312/22, e datës 21 prill 2022, për mbrojtjen nga zhurma, e cila do të mbetet e pezulluar deri në po të njëjtën datë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë