Komuna e Gjilanit është prekur këtë të mërkurë nga reshje të mëdha të shiut dhe breshrit.
Pas këtyre reshjeve, kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri, menjëherë ka aktivizuar mekanizmat emergjentë, për t’i dalë në ndihmë qytetarëve.
Ai ka thënë se Komuna e Gjilanit është në gjendje gatishmërie për t’i dalë në ndihmë të gjithë qytetarëve, të cilët eventualisht mund të kenë probleme me vërshimet, duke bërë publik kështu edhe numrat e emergjencave 112, 193 dhe 044125815, të cilët janë 24 orë në dispozicion për qytetarët.
Mëposhtë keni një video, ku shihet sasia e madhe e breshrit që ka rënë në qytetin e Gjilanit./gazetametro.net