Loading…

Gjilani për t’u duartrokitur: Anulon aktivitet për 28 nëntor, paratë i jepen familjes së dy djemve që vdiqën nga tërmeti

  • 27/11/2019 | 12:39

Gjilani për t’u duartrokitur: Anulon aktivitet për 28 nëntor, paratë i jepen familjes së dy djemve që vdiqën nga tërmeti

Komuna e Gjilanit ka vendosur që t’i anulojë të gjitha aktivitetet kulturore për festën e 28 nëntorit, dhe paratë e ndara për këtë, do t’i takojnë familjes Abazi, e cila humbi dy djemtë në tërmetin e fuqishëm që goditi Shqipërinë dje, shkruan Gazeta Metro.


Këtë e ka konfirmuar Kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri, i cili ka thënë se nuk e di saktë shumën e mjeteve, por kjo do të shikohet në Kuvendit Komunal.

“Të gjitha mjetet e planifikuara për aktivitet kulturor të festave të nëntorit i dedikohen familjes Abazi në Gjilan dhe familjeve që kanë pasur viktima nga tërmeti në Shqipëri. Nuk e di saktë shumën e mjeteve, por ne tash kur t’i anulojmë aktivetet e shohim se sa kemi pasur shpenzime dhe i ndajmë me Kuvend Komunal”, u shpreh Haziri.

Kujtojmë se Shqipëria mëngjesin e djeshëm u godit nga një tërmet i fuqishëm prej 6.4 shkallës, ku si pasojë e të cilit kanë vdekur rreth 30 persona dhe janë lënduar mbi 600 të tjerë.

Ndërkaq, të mbijetuarit e kësaj tragjedie janë vendosur në tendat në stadiumin e qytetit të Durrësit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë