Loading…

Gjilani hap dyert edhe për ekspozitën ‘Peneli i Flakës’

  • 17/01/2017 | 21:51

Gjilani hap dyert edhe për ekspozitën ‘Peneli i Flakës’

Në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit 2017” Gjilani ka hapur dyert edhe për ekspozitën e arteve pamore me titull “Peneli i Flakës”.


Në “Peneli i Flakës”  janë ekspozuar punime të krijuesve të ndryshëm, në pikturë, skulpturë dhe grafikë. Tematikat e punimeve trajtojnë tema të ndryshme me dominim të elementeve të fuqishme kombëtare shqiptare, në këtë rast janë ndarë edhe çmimet për punimet më të mira artistike.

Çmimin kryesor e mori skulptori Sabri Shaqiri, ndërsa janë dhënë edhe tri çmime tjera për pikturë të autorëve: Faton Mazrekaj, Xhevdet Dula dhe Skënder Idrizi.

Kryetari kësaj komune Lufti Haziri i ka përgëzuar fituesit si dhe tha se qytetin që ai e drejton artistët e kanë kthyer në një qytet kulturor. /gazetametro.net

 

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë