Loading…

Gjilani fiton grante nga Komisioni Europian në vlerë prej 3.2 milionë euro

  • 28/12/2019 | 10:46

Gjilani fiton grante nga Komisioni Europian në vlerë prej 3.2 milionë euro

Komuna e Gjilanit fiton grante nga Komisioni Europian në vlerë prej 3.2 milionë euro, shkruan Gazeta Metro.


Komuna e Gjilanit do ta nis vitin 2020 me 1.5 milionë euro shtesë, pasi kjo e fundit ka fituar projekte të rëndësishme n​ga Komisioni Evropian, në fushën e kulturës, mjedisit e bujqësisë, ku përfshihet edhe bashkëpunimi ndërkufitar.

Ndërsa, shuma totale e projekteve të sektorit publik dhe privat, është 3.2 milionë euro, të gjitha të fituara, pasi i janë nënshtruar konkurrencës në projektet IPA të Komisionit Evropian.

“Grantet e reja që i ka fituar Komuna janë për përmirësimin e mjedisit, në fushën e kulturës dhe bujqësisë, konkretisht projekti për bashkëpunim ndërkufitar Gjilan-Kumanovë, ai mes Komunës dhe Hidromoravës, sikurse edhe për ndërtimin e Tregut të Gjelbër dhe Tregut të Kafshëve. Jam shumë i lumtur dhe falënderues për Komisionin Europian për mbështetjen e madhe për Gjilanin”, ka thënë kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, njofton Komuna pëmes një komunikate per media.

Në sektorin privat, grante nga Komisioni Evropian ka fituar restort Planet, Ask Food e O2./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë