Loading…

Gjilani do t’i dënojë qytetarët që keqpërdorin ujin e pijshëm

  • 11/07/2017 | 19:30

Gjilani do t’i dënojë qytetarët që keqpërdorin ujin e pijshëm

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nxjerrë sot një urdhëresë për kufizimin e shfrytëzimit të ujit të pijshëm.


Drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korça, tha se me këtë urdhëresë ndalohet përdorimi i ujit të pijshëm nga sistemi publik i ujësjellësit për larjen e automjeteve, larjen e trotuareve dhe rrugëve, përdorimin e ujit në punishte ndërtimore dhe ujitjen e arave e kopshteve.

“Gjobat do të aplikohen për të gjithë shkelësit dhe keqpërdoruesit e ujit të pijshëm në pajtim me dispozitat e rregullores për shërbime publike komunale, të datës 28 maj 2012”, ka thënë Korça në konferencën e sotme për media.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë