Loading…

Gjilani do të bëhet me rrugë me katër korsi, nis zgjerimi

  • 29/05/2017 | 17:51

Gjilani do të bëhet me rrugë me katër korsi, nis zgjerimi

Nesër në orën 11.00, ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë do të inaugurojë fillimin e punimeve të projektit të zgjerimit të rrugës nacionale N 25.3, segmenti Livoç-Gjilan.


Ky segment rrugor me një gjatësi prej 3135 metrash, gjerësi prej 20 metrash do të ndërtohen me katër shirita dhe me trotuare të gjëra prej 2 metrash, ndërsa kosto e këtij projekti kap vlerën prej 1,946,026.15 eurosh.

Po ashtu, ministri Zharku në orën 14.30 do të vizitojë punimet që janë duke u zhvilluar për rehabilitimin e rrugës Muqivërc-Kranidell në komunën e Kamenicës, e cila ka një gjatësi prej 11985 metrash, gjerësi prej 6 metrash dhe një kosto prej 1,099,294.69 eurosh./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë