Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, shkruan Gazeta Metro.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës, përmes raportit të saj ku është shtuar se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim te të cilit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Po ashtu, nga PK’ja njoftohet se, ky rast ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Gjilan.
‘‘DHUNË NË FAMILJE Gjilan 06.02.2023 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje’’, ka njoftuar PK’ja. /gazetametro.net