Loading…

Gjest i mirë: Gryka e Rugovës e kapluar nga mbeturinat, qytetarët organizohen dhe e pastrojnë

  • 13/04/2026 | 09:25

Gjest i mirë: Gryka e Rugovës e kapluar nga mbeturinat, qytetarët organizohen dhe e pastrojnë

Njëra ndër bukuritë më të mira natyrore të Kosovës, Gryka e Rugovës ishte kapluar nga mbeturinat.


Të paktën kështu dukej nga pamjet e publikuara nga Lulzim Murati, me iniciativën e të cilit është pastruar kjo hapësirë.

I njëjti në Facebook iu është drejtuar turistëve me një apel.

“Po flasim për Grykën e Rugovës, bujtina që janë në Rugovë ju kisha bo një apel mbeturinat mos I gjuni në lumë kudo ku jane edhe mbeturinat ndërtimit. Ku vijnë qytetarë nga i gjithë rajoni i Kosovës. Nga tabela 1 deri në 7, kudo është apel për pastërti — prandaj ju lutem, mbajeni pastër kudo që ndaleni për piknik.

Edhe ne kemi familje dhe duam të dalim një ditë të qetë në natyrë, por për shkak të ndotjes së madhe, shpesh kjo bëhet e pamundur.

Ta ruajmë natyrën, sepse është e përbashkëta jonë”, ka shkruar ndër tjerash ai në Faceebook ku ka publikuar edhe pamje nga procesi i pastrimit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë