Loading…

Gjeorgjia fituese e Festivalit të Operas “Marie Kraja”

  • 07/11/2016 | 21:17

Gjeorgjia fituese e Festivalit të Operas “Marie Kraja”

Llona Matarazde nga Gjeorgjia ka fituar çmimin e parë në Festivalin Ndëkombëtarë të Operas “Marie Kraja” në Tiranë.

Edicioni i 16-të i Festivalit Ndërkombëtar Operistik “Maria Kraja” mbrëmjen e së shtunës shpalli çmimet për këngëtarët më të mirë. Çmimet u dhanë pas prezantimit të 15 konkurrentëve që përfaqësuan Francën, Gjeorgjinë, Spanjën, Italinë, Shqipërinë, Slloveninë, Ukrainën, Turqinë, Rusinë, Slloveninë, Greqinë.

Çmimi i parë e mori Gjeorgjia, i dyti shkoi për rusin Andre Kymach, ndërsa vendin e tretë Klodian Kaçani nga Shqipëria.

Ky festival sivjetë sjelli shumë risi. U nda edhe një çmim Special që vjen për të nderuar emrin e sopranos së njohur Nina Mula, “Singer of the Future, Nina Mula” të cilin e mori sopranoja greke Maria Strimflompola.

15 konkurentët janë prezantuar para jurisë ndërkombëtare të përbërë nga disa prej drejtuesve më të rëndësishëm të teatrove europiane.

Enekeleda Kamani, fituese e vitit të kaluar ishte prezantuese e këtij festivali.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë