Loading…

Gjermania zvarrit sanksionet ndaj Rusisë, paralajmërojnë disa ‘proporcionale’

  • 07/10/2020 | 19:30

Gjermania zvarrit sanksionet ndaj Rusisë, paralajmërojnë disa ‘proporcionale’

Gjermania ka kërcënuar usinë me sanksione proporcionale, nëse Moska nuk shpjegohet rreth helmimit të opozitarit Alexey Navalny. Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, në drejtimin e tij para Bundestagut tha se këto sanksione proporcionale janë të pashmangshme nëse nuk ofrohet bashkëpunim dhe informacion rreth të helmimit, transmeton Gazeta Metro.


Gjermania është nën kritika të vazhdueshme rreth bashkëpunimit me Rusinë dhe ngadalësia e saj po vërehet tanimë pasi ka dëshmi të mjaftueshme të helmimit. Sanksionet ‘proporcionale’ është qëndrimi i deritanishëm i tyre si në Bjellorusi, po ashtu edhe i shmangën ato ndaj Turqisë në samitin e javës së kaluar.

“Është e qartë se, nëse faktet nuk shpjegohen dhe informacioni i duhur të vihet në dispozicion, sanksione proporcionale e të posaçme ndaj zyrtarëve rus janë të pashmangshme”, tha shefi i diplomacisë gjermane, që disa ditë më parë i kishte vlerësuar se sanksionet janë të pashmangshme nëse dëshmohet, tani po pret bashkëpunimin nga rusët për t’ju shmangur sanksioneve.

Ecja zvarrë e deritanishme Gjermanisë në pritje të bashkëpunimit me rusët pas vërtetimit nga laboratorët në Gjermani, Francë dhe Suedi vërtetuan se Navalny ishte helmuar me Novichok, substancë e ndaluar sovjetike, si dhe vërtetimit se Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike të martën (OPWC) se ishte gjetur substanca në organizmin e opozitarit rus.

Raportet se diplomacia e ndërlidhur me biznesin e Gjermanisë, ku komuniteti i biznesit ka ndikim të madh në qëndrimin gjerman, po ngurron të përballet me Rusinë. Nuk po munden t’i ikin projektit Nord Stream 2 në Gjermani. Heiko Maas e mohoi se do të vjen deri tek ndërprerja e atij projekti ku Gazprom, kompani shtetërore ruse e ka shumicën e pronës.

Ky projekt ka qenë në qendër të vëmendjes të bashkëpunimit gjerman me Rusinë. Shtetet e Bashkuara, si administrata e Trump po ashtu ajo e Obama’s, i kishin kërkuar ta ndërprisnin, ky i fundit pa zhurmë për dallim prej republikanit që nuk i ka ndalur kritikat e Gjermanisë, si për shmangien e pagesës së hises së saj në NATO dhe për deficitit të padrejtë tregtar mes tyre.

Me këtë kritikë përballet Gjermania se bëhet e shurdhër ndaj ndikimit të Kinës brenda komunitetit të biznesit gjerman, madje u zbulua se e kishte fshehur raporte të inteligjencës rreth kësaj në vitin 2018. Ky raport do të duhej të ishte shpërndarë zyrtarëve gjermanë por ishte ndaluar të bëhej nga një zyrtar më i lartë gjerman. Kancelarja Angela Merkel ishte e njoftuar për përmbajtjen e raportit të ndaluar kishte raportuar media amerikane Axios./gazetametro.net

Ministri gjerman Maas tha se do të ketë sanksione ndaj Rusisë, por refuzoi ndërprerjen e gazsjellësit rus Nord Stream 2  

Gjermania ka fshehur ndikimin e Kinës në të gjitha nivelet e shoqërisë së tyre

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
m[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë