Loading…

Gjermania u kritikua për qasjen ndaj Rusisë: Shumica dërrmuese e gjermanëve kundër dërgimit të armëve në Ukrainë

  • 23/02/2022 | 23:31

Gjermania u kritikua për qasjen ndaj Rusisë: Shumica dërrmuese e gjermanëve kundër dërgimit të armëve në Ukrainë

Ditë më parë Gjermania njofoti se nuk do të ndihmojë Ukrainën në asnjë mënyrë me armatim, por vetëm më mjete financiare, e kjo qasje duket se mbështetet edhe nga populli gjerman sipas sonazheve, transmeton Gazeta Metro.


Të shumtë kanë qenë zërat që kanë kritikuar qasjen gjermane ndaj krizës së Ukrainës, duke mos pritur shumë nga ajo sa i përket sanksionimit të Rusisë. U bë viral edhe lajmi i cili tregonte se Gjermania do ta ndihmojë Ukrainën me helmeta, ndërsa me armë jo.

Rreth 68% e gjermanëve janë kundër furnizimit me armë në Kiev, ka zbuluar një studim i ri i kryer nga Instituti INSA, ku morën pjesë mbi 1 mijë respodentë. Afërsisht 22% thanë se do ta mbështesnin një lëvizje të tillë, shkruan Deutsche Welle.

Gjermania duket se goditjen më të fortë që ka planifikuar t’i bëjë Rusisë është pezullimi i projektit të tubacionit të gazsjellësit ‘Nord Stream 2’, vendim të cilin qeveria gjermane e mori dje pas veprimit të Rusisë për të njohur të ashtuquajturat Republika Popullore të Donetskut e Luhanskut./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë