Loading…

Gjermania rekomandon karantinë pas rritjes së rasteve me linë e majmunit

  • 24/05/2022 | 22:05

Gjermania rekomandon karantinë pas rritjes së rasteve me linë e majmunit

Autoritetet shëndetësore gjermane rekomanduan sot një periudhë izolimi prej të paktën 21 ditësh për të infektuarit me linë e majmunëve, pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) raportoi rreth 250 raste nga 16 vende ku sëmundja është zbuluar kohët e fundit.


Ministri i Shëndetësisë, Karl Lauterbach tha se në fazat e hershme të një epidemie, autoritetet duhet të reagojnë ashpër dhe shpejt.

“Personat e kontaktit gjithashtu duhet të vendosen në karantinë për 21 ditë”, tha Lauterbach, duke shtuar se ai kishte porositur deri në 40.000 doza të vaksinës.

Ai tha se vaksinimi mund të ndihmojë në frenimin e përhapjes së lisë së majmunëve. Ata do t’u ofrohen personave kontaktues, një teknikë e njohur si “vaksinimi unazë”.

Autoritetet shëndetësore britanike njoftuan sot se kishin administruar mbi 1.000 doza të vaksinës së lisë së majmunit “Imvanex” për personat e kontaktit.

Disa lande në Gjermani kanë raportuar prova të infeksioneve të lisë së majmunëve, pas gjurmimit të kontakteve.

Lauterbach tha se lia e majmunëve nuk ishte fillimi i një pandemie të re dhe se ishte, për më tepër, një patogjen me metoda të njohura për ta përmbajtur atë

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë