Loading…

Gjermania po i kërkon Vucicit që Kosovës t’i lejohet pranimi në OKB

  • 22/03/2018 | 15:21

Gjermania po i kërkon Vucicit që Kosovës t’i lejohet pranimi në OKB

Serbia do të duhet të pranojë që Kosova të bëhet anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, dhe të mos e pengojnë njëra – tjetrën në procesin e integrimit në Bashkimin Europian. Kështu ka thënë zyrtari i Partisë Radikale të Serbisë, Miljan Damjanovic.


Sipas tij, në BE nuk antarësohen fshatërat, komunat apo krahinat, por vetëm shtetet, dhe lejimi i Kosovës që të anëtarësohet në BE nga Serbia, sipas tij, i bie që të pranohet shteti i Kosovës, përcjell gazetametro.net.

“Në BE nuk pranohen fshatërat, komunat, apo krahinat, por vetëm shtetet. Kjo është bërë e qartë se paketa e marrëveshjes përfundimtare me Kosovën, de fakto është kërkesë që ne ta njohim atë si shtet”, ka thnë Damjanovic në një konferencë për media në parlamentin e Serbisë.

Ai i kërkoi presidentit serb Aleksandar Vucic dhe Kryeministres Ana Brnabic të ndërpresin bisedimet për pranim në BE.

Ai tha se ky moment do të ndodhë në fund të prillit, pasi amrrëveshja tashmë është arritur, dhe Vucic do të pranojë të gjitha elementet e pavarësisë së Kosovës, vetëm duke mos deklaruar se e njeh atë.

Ai tha se njohja e Kosovës do të ishte tradhtim i interesave kombëtare serbe. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë