Loading…

Gjermania krah Rusisë? Bllokon mbështetjen ushtarake nga Estonia për Ukrainën

  • 22/01/2022 | 18:10

Gjermania krah Rusisë? Bllokon mbështetjen ushtarake nga Estonia për Ukrainën

Në një lëvizje të papritur, Gjermania po e pengon aleaten e Nato-s, Estoninë që t`i japë mbështetje ushtarake Ukrainës.


Berlini ia refuzoi estonezëve lejen për të eksportuar armë me origjinë gjermane, shkruan The Wall Street Journal.”Gjermania po heziton shumë që të lejojë dërgimin e armëve për ne”, i tha medias prestigjoze ministri ukrainas i mbrojtjes, Oleksiy Reznikov.

Një zëdhënës i qeverisë gjermane shpjegoi se vendimi për eksportimin e armatimeve është rezultat i një politike të gjatë.

“Parimi që rregullon eksportet e armëve është gjithmonë i njëjtë, qofshin ato drejtpërdrejt nga Gjermania apo nga vende të treta, asnjë leje nuk është lëshuar në këtë fazë”, sqaroi ai, duke shtuar se “nuk është e mundur të vlerësohet rezultati i procesit në këtë moment”.

Estonia po lobon fort që Gjermania të ndryshojë kursin në mënyrë që të mund t’i dërgojë Ukrainës Howitzer D-30. Armët sovjetike u lanë në Gjermani pas ribashkimit të saj përpara se të eksportoheshin në Finlandë dhe më vonë në Estoni, thuhet në raportin e  Wall Street Journal .

Ndryshe nga anëtarët e tjerë të NATO-s, përfshirë SHBA-në dhe Britaninë e Madhe, Gjermania ka refuzuar t’i ofrojë Ukrainës armë në mes të tensioneve me Rusinë.

Vetëm gjatë vitit të kaluar, SHBA-ja ka dhënë më shumë se 400 milionë dollarë ndihmë sigurie për vendin e rrezikut nga konflikti.

Por Berlini zyrtar tregohet i kujdesshëm në shmangien e provokimit të Moskës, ndërsa kujton edhe historinë e vetë mizorive naziste në rajon gjatë Luftës së Dytë Botërore

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë