Loading…

Gjermania i jep Kosovës edhe 2 milionë euro për qeverisje të mirë

  • 15/05/2019 | 10:11

Gjermania i jep Kosovës edhe 2 milionë euro për qeverisje të mirë

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Gjermanisë kanë nëshkruar marrëveshjën implementuese për Fazën e katër të Projektit për Qeverisjen e Mirë Financiare, vlera e së cilës arrinë në 2 milionë euro, transmeton Gazeta Metro.


Marrëveshja u nënshkrua nga Ministri i Financave, Bedri Hamza, dhe Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.

Ministri i Financave, Bedri Hamza tha se Gjermania po vazhdon të ndihmojë shtetin e Kosovës me taksat e saj.

Hamza tha se sot nënshkruan një marrëveshje për fazën e katërt të qeverisjes së mirë vlera e të cilës është 2 milionë euro.

Kjo marrëveshje e bërë 10 vite më parë ka dhënë rezultate të mëdha sa i takon rritjes së llogaridhënies dhe transparencës.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Held tha se fazat e më hershme të kësaj marrëveshje e kanë rritur llogaridhënien e ekzekutivit.

Ai tha se përmes kësaj faze do të vijnë instrumente të tjera që edhe tutje do të kontribuojnë në rritjen e llogaridhënies së ekzekutivit dhe transparencës së parlamentit.

Ambasadori gjerman tha se duhet të punohet më shumë në ATK që të rritet besimi i tatimpaguesve./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë