Çfarë janë reagime serbe pas deklaratës së deputetit gjerman Peter Beyer, i cili ka porositur se kusht i Serbisë për hyrje në Bashkimin Evropian është njohja de jure e Kosovës?
Pyetjen në titull e shtron Radio Evropa e Lirë (në gjuhën serbe) pas qëndrimit në Beograd të deputetit gjerman Peter Beyer, i cili ka porositur se kusht i Serbisë për hyrje në Bashkimin Evropian është njohja de jure e Kosovës. Deri sa këtë qëndrim gjerman, Milovan Drecun, kryetar i Këshillit të ashtuquajtur për Kosovën në Kuvendin e Serbisë e kundërshton ashpër, duke e quajtur “deklaratë ekstreme politike” madje thotë edhe se me këtë kusht “nuk duam në BE”, ish-ambasadori i Serbisë në Berlin, Ivo Viskovic kërkon maturi, sepe deputeti Beyer nuk flet vetëm në emër të vet.
“Nga përvoja ime mund të them se në të gjitha partitë, pos të majtës, ekzistojnë, thënë vrazhdtë, dy rryma në aspekton e marrëdhënieve të Serbisë e Kosovës, të cilat janë mjaft trigjide për interesat e pritjet tona dhe, e dyta, e cila ka pak më shumë mirëkuptim. Kam pasur rast që me Beyerin të bisedoj personalisht dhe ai i përket rrymës së fortë brenda CDU-së. Në këtë aspekt, qëndrimi i tij nuk më ka befasuar, nëse është qëndrim personal. Por, në këtë çast ai kryen një funksion të rëndësishëm në Ministrinmë e punëve të jashtme. Ai është koordinator për marrëdhënie transatlantike, ndërsa njëkohësisht është edhe raportues i grupit parlamentar të CDU-CD-së për çështje të kësaj pjesë të Ballkanit, të cilës i përket dhe Serbia dhe nuk është dikush që nuk ka peshë në jetën partiate e në përgjithësi të politikës së jashtme të Gjermanisë në raport ndaj Serbisë, kështu që deklarata e tij duhet të merret seriozisht”, thotë Viskovic, transmeton gazetametro.net..
Prandaj, thotë Viskovic është me rëndësi të duhet a e ka transmetuar qëndrimin zyrtar, sepse ky i shmanget qëndrimit të deritanishëm zyrtar të Gjermanisë – njohje faktike por pa njohje formale të Kosovës.
Nëse vërtet e ka transmetuar qëndrimin zyrtar të Gjermanisë, Ministrisë së punëve të jashtme apo Zyrës së kancelares, do të ishte ky ndryshim i rëndësishëm. Dhe, thotë më tej ish-ambasadori, do të paraqitte një lloj presioni mbi Serbinë.
“Kjo do të ishte befasi e madhe, e pakëndshme për Serbinë, nëse ky është ndryshim i qëndrimit gjerman dhe do të kërkonte analizë serioze reinterpetimit tonë eventual të marrëdhënies sonë me Gjermaninë rreth kësaj çëshjtjeje”, ka thënë Viskovic.
Ai shton se mendon se do të ketë probleme, nëse Gjermania do të mbetej në këtë qëndrim, sepse qëndrimi i këtij shteti ka peshë të madhe në BE.
“Dyshoj se kushdo në Union është i gatshëm ta kundërshtojë Gjermaninë në rastin e Kosovë e Serbisë”, ka thënë Viskovic./gazetametro.net