Loading…

Gjermania e interesuar për të investuar në Kosovë

  • 01/11/2018 | 15:49

Gjermania e interesuar për të investuar në Kosovë

Ministri i Financave Bedri Hamza, ka pritur sot në takim një delegacion të përfaqësuesve të Shoqatës së bizneseve të Gjermanisë Lindore, të kryesuar nga drejtoresha rajonale e Evropës Juglindore Anja Quiring, si dhe të shoqëruar edhe nga zëvendësambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë Jan Axel Voss.


Hamza dhe delegacioni i përfaqësuesve të Shoqatës së bizneseve të Gjermanisë Lindore, diskutuan në lidhje me bashkëpunimin ekonomik mes të dyja vendeve si dhe për mundësitë e rritjes së investimeve të bizneseve gjermane në Kosovë dhe anasjelltas.

“Hamza falënderoi shtetin dhe taksapaguesit gjerman për kontributin që kanë dhënë dhe po vazhdojnë të japin për Kosovën. Falë këtij kontributi kemi arritur që të realizojmë reforma dhe projekte tejet të rëndësishme për qytetaret e Kosovës”, ka thënë Hamza, thuhet në komunikatë.

Gjatë takimit, Hamza i informoi përfaqësuesit e bizneseve gjermane për situatën ekonomike në vend, me theks të veçantë për ambientin e të bërit biznes në Kosovë dhe reformat e ndërmarra nga Ministria e Financave për krijimin e kushteve sa më të favorshme për zhvillimin e sektorit privat, si bartës kryesor i zhvillimit ekonomik.

Në këtë takim gjithashtu u diskutua edhe për projektin e përbashkët të Parkut të Inovacionit në Prizren, ku Qeveria e Kosovës përmes Ministrive të linjës ka një rol aktiv drejtë funksionalizimit të tij.

Ndërsa, përfaqësuesit e Shoqatës së bizneseve Gjermane, vlerësuan angazhimin e Ministrit Bedri Hamza dhe Ministrisë së Financave, për realizimin e projektit të Parkut të Inovacionit në Prizren. Ata, gjithashtu shprehën interesimin e tyre për mundësinë e investimeve në Kosovë, ku me këtë rast vlerësuan lartë angazhimin e vazhdueshëm të Ministrisë së Financave për krijimin e një klime sa më të mirë të të bërit biznes, sidomos përmes reformave të politikave fiskale.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë