Disa persona janë plagosur pas të shtënave që kanë ndodhur sot në Universitetin e Heidelberg sot. Sipas komunikatave të policisë një person ka plagosur disa të pranishëm në sallën e ligjëratave. Njëri sulmues është i vdekur ka njoftuar policia gjermane, transmeton Gazeta Metro.
Sipas raporteve të mediave gjermane tanimë policia gjermane ka njoftuar se sulmuesi i armatosur me armë zjarri ka vdekur.
Universiteti i Heidelberg ka njoftuar studentët që të mos dalin në klasë derisa policia ka rrethuar bllokun e qytetit përreth kampit universitar dhe ka ndaluar qarkullimin.
Duke u thirrur në burime të paemëruara në agjencitë e sigurisë në Gjermani, agjencia e lajmeve DPA ka njoftuar se sulmuesi ishte vrarë. Pa i cekur burimet, DPA ka bërë me dije se besohet se sulmuesi ishte poashtu student. Zyrtarët gjermanë të sigurisë thonë se indikacionet e para nuk tregojnë se kishte motiv politik apo religjioz të sulmit./gazetametro.net
#Heidelberg – Großeinsatz #Neuenheimer Feld: Das ist bisher bekannt: Ein Einzeltäter verletzte mehrere Personen in einem Hörsaal mit einer Langwaffe.
Der Täter selbst ist tot.
Kollegen sind weiterhin mit starken Kräften vor Ort – wir informieren hier weiter! https://t.co/aovlQc99tl— Polizei Mannheim (@PolizeiMannheim) January 24, 2022