I është caktuar dënim i përjetshëm kosovarit 28 vjeçar me banim në Gjermani pasi i njëjti tentoi ta vrasë ish të dashurën e tij, transmeton Gazeta Metro.
I pandehuri e ka apeluar vendimin, dhe këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i gjykatës pas interesimit të medias “Nordkurier”.
E kjo do të thotë se Gjykata Federale e Drejtësisë do të duhet ta rishqyrtojë vendimin. Media gjermane “Nord Kurier” raportoi se i pandehuri, 28-vjeçari shtetas gjerman, i cili në Gjermani nga Kosova kishte mbërritur në moshën 2-vjeçare me familjen e tij, kishte tentuar të mbyste ish të dashurën e tij duke i dalë përballë me veturë veturës së saj në drejtimin e kundërt të lëvizjes.
Gjykata Rajonale e Neubrandenburgut e kishte dënuar të pandehurin 28-vjeçar me burgim të përjetshëm disa ditë më parë. Dhoma penale, e kryesuar nga gjyqtarja Daniela Lieschke, e shpalli burrin fajtor për tentativë vrasjeje dhe dëmtim të rëndë dhe të rrezikshëm trupor. Përveç kësaj, gjykata e dënoi atë për ndërhyrje të qëllimshme, veçanërisht të rrezikshme në trafikun rrugor./gazetametro.net