Loading…

Gjermanët të zhgënjyer pas pandemisë: BE’ja është e thyer politikisht

  • 10/06/2021 | 15:59

Gjermanët të zhgënjyer pas pandemisë: BE’ja është e thyer politikisht

Shumica e qytetarëve gjermanë besojnë se sistemi politik i Bashkimit Europian është thyer pas debaklit me fushatën e vaksinimit kundër koronavirursit sipas një hulumtimi të opinionit publik, transmeton Gazeta Metro.


Sipas raportit të gazetës britanike Daily Mail në hulumtimin e fundit të opinionit publik të kryer nga European Council for Foreign Relations, 49 % e të anketuarve thanë se ata kishin më pak apo shumë më pak besim tek institucionet në Bruksel pikërisht për shkak të rezultatit të politikës së tyre të vaksinimit.

Gjermania që është një shtet i fuqishëm industrial ka arritur të vaksinoj 46 % të popullatës  – në krahasim me më shumë se 60 % në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas raportit 55 për qind e gjermanëve konsiderojnë se burokracia e Brukselit ka zhgënjyer, pakënaqësi kjo e shtuar me 11 % që nga anketimi i fundit në nëntorin e vitit të kaluar.

“Reagimi i keq i BE’së në lidhje me furnizimin me vaksina kundër koronavirusit transformon narracionin rreth Brexit si një tregim i euroskepticizmit në atë të çlirimit nga ngathtësia e institucioneve të Brukselit” thuhet në raportimin e këshillit për marrëdhënie me jashtë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë