Loading…

Gjermanët protestojnë kundër masave kufizuese nga pandemia e koronavirusit

  • 04/10/2020 | 17:21

Gjermanët protestojnë kundër masave kufizuese nga pandemia e koronavirusit

Mijëra njerëz u mblodhën në Konstancë në kufirin me Zvicrën të dielën, kundër masave kufizuese për shkak të epidemisë së koronavirusit, ndërsa ata organizuan një zinxhir njerëzor të shtunën, gjithashtu të pakënaqur me masat antiCOVID-19.


Organizatorët, të cilët paraqiten si “mendimtarë të lirë”, mbajtën një tubim, por anuluan një shëtitje nëpër qytet, e cila ishte planifikuar për pasdite, tha policia lokale.

Si një masë paraprake, policia vendosi anëtarët e tyre për të monitoruar tubimin të dielën.

Shumë protestues nuk kishin maska, por u përmbaheshin distancave prej një metër e gjysmë. Disa mbanin pankarta “Për lirinë tonë – kundër Gjermanisë Lindore të Angela Merkel”.

Të shtunën, më shumë se 10,000 njerëz formuan një zinxhir rreth një pjese të liqenit gjerman Konstanz, i cili ndodhet midis Gjermanisë, Zvicrës dhe Austrisë.

Në protestat në Gjermani vijnë njerëz, të cilët kundërshtojnë masat antiCOVID-19, kundërshtarët e marrjes së vaksinës, por edhe simpatizantët e ekstremit të djathtë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë