Loading…

Gjermanët prodhojnë frigoriferë të veçantë për ruajtjen e vaksinave kundër COVID-19, kanë izolim unik

  • 21/11/2020 | 23:12

Gjermanët prodhojnë frigoriferë të veçantë për ruajtjen e vaksinave kundër COVID-19, kanë izolim unik

Derisa bota po pret zhvillimin e vaksinave kundër coronavirusit, duhet menduar edhe për hapësirën adekuate të vendosjes së miliona dozave ku do të ruhen.


Kompania gjermane Binder ka filluar me prodhimin e frigoriferëve të veçantë, të “specializuar” në ruajtjen e vaksinave kundër coronavvirusit – dhe atë në një temperaturë prej minus 80 gradë celsius, transmeton Telegrafi.

Punonjësit e kompanisë teknologjike “VA-Q-TEC” po bëjnë gati kutitë me temperaturë shumë të ulët, me të cilat do të bëhet transportimi i vaksinave.

“Mund të ulim temperaturën deri në minus 90 gradë. Pse është e rëndësishme? Sepse vaksinat MRNA duhet të ruhen në temperaturat shumë të ulëta. Aty mund t’i ruani për një kohë të gjatë para se të shpërndahen dhe të përdoren. Gjithçka është e mundur me një pajisje të tillë, që ngrin në temperatura shumë të ulëta. Është i veçantë sepse ka një izolim tejet të mirë që mundëson në mënyrë të sigurt ruajtjen në temperatura deri në minus 70 apo 90. Varësisht nga kërkesa e klientit, edhe kur temperatura e jashtme është rreth 20 apo 25 gradë, ekziston dallimi edhe në 100 gradë celsius. Në rast të mungesës së energjisë elektrike, izolimi mbetet i paprekur në 24 orët e ardhshme, kështu që çfarë gjendet brenda frigoriferit nuk është dëmtuar”, ka deklaruar Peter Ëimmer, nënkryetar i kompanisë Binder Inovation and Product.

Ndërkaq, drejtori ekzekutiv i kompanisë Peter Binder, thotë se kanë rritur prodhimtarinë dukshëm më shumë në tre muajt e fundit.

“Po flasim për përqindje tre shifrore. Siç mund ta paramendoni, kërkesat për këtë pajisje janë rritur javëve të fundit, natyrisht se ne duam të kemi sa më shumë klientë, të japim maksimumin me qëllim që vaksinat të transportohen në kohën e paraparë”, ka shtuar ai.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë