Loading…

Gjermanët kanë një propozim për Kosovën e Serbinë

  • 29/04/2019 | 16:29

Gjermanët kanë një propozim për Kosovën e Serbinë

Deutche Welle njofton se qeveria gjermane ka një mënyre të re për të rinisur bisedimet mes Kosovës e Serbisë, nxjerr mësim nga lufta e ftohtë dhe një marrëveshje e 1972’së mes Gjermanisë Perendimore dhe asaj Gjermanisë Lindore, transmeton Gazeta Metro.


Sipas burimeve të afërta të Deutche Welle në qeverinë gjermane thonë se marrëveshja mes Beogradit dhe Prishtinës do të mund të modelohet sipas marrëveshjes së propozuar nga Kancelari i Willy Brand si pjesë e politikave të atëhershme të tij për uljen e tensioneve në relacion me bllokun lindor dhe Gjermaninë Lindore.

Marrëveshja e atëhershme toleronte që të dy shtetet gjermane të normalizonin marrëdhëniet mes tyre pa e pasur të nevojshme të njohin formalisht shtetësinë e njëri tjetrit.

A janë këto politika të frymëzuara nga Ish Kancelari gjerman Willy Brand të përshtatshme për situatën mes Kosovës dhe Serbisë, burime diplomatike i kanë thënë Deutche Welle se ka pak gjasa të ndodhë, pasi që edhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vucic dhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi kanë deklaruar se nuk presin zhvillime të reja nga ky mini samiti për ballkanin perëndimor./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë