Nuk ka asgjë të keqe nëse jeni rreth të tridhjetave. Edhe në këtë mosh mund të bëni gjëra atraktive. Nësë ndonjëra nga gjërat në listën e mëposhtme nuk e keni bërë para moshës 30 vjeçare mos bëni panik.
Të bëhemi të sinqertë, sa më të vjetër që bëhemi, gjasat janë të mëdha që keni takuar njeriun e duhur, apo tashmë keni shtëpinë e juaj, keni krijuar familje, jeni avancuar në vendin e punës. Dhe e gjithë kjo nënkupton se do të jetë më e vështirë për ju që të bëni gjëra që kërkojnë sakrificë.
Kjo nuk do të thotë që do jetë e pamundur, por do jetë shumë e vështirë.
1. Të jetoni në një qytet të madh
Një përdorues i ‘Dylin Redling’ thotë se ai shkoi në Manhattan, kur ai ishte 24 vjeçar dhe më pas në San Francisko, kur ai ishte 26, mund të them që këto janë dy lëvizjet më të mirë që kam bërë ndonjëherë.
“Unë iu rekomandoj ta bëni këtë, sepse duke jetuar në një qytet të madh ka shumë diversitete, ku ju mund të takoni njerëz nga e gjithë bota”.
2. Të sfidoni vetën fizikisht
Nësë ju jeni të rinj, dhe keni nevojë për trajnim për ta përfunduar një maraton, ‘Redling’ thotë se kjo do t’iu ndihmojë fizikishtë dhe psiqikisht për të arritur qëllimet e juaja.
Bernie Michalik shkruan se trajnimi për një maraton ju mëson gjëra shumë të rëndësishme në jetë. Dhe këto aftësi do iu hapin rrugë për suksesin tuaj personal dhe profesional.
3. Të mësoni të meditoni
‘Redling’ rekomandon fillimin e një praktike meditimi, si një mënyrë për të menaxhuar stresin.
“Ju përjetoni shumë stres në jetën tuaj, kështu që është më mirë për të mësuar se si të merreni efektivisht me atë që mund ta menaxhoj stresin. Një nga mënyrat e menaxhimit të stresit është nëpërmjet meditimit. Lexoni libra, ose bëni disa hulumtime të bazuara, dhe e bëni atë pjesë të jetës tuaj.
4. Të flirtoni onlajn
Nëse ju jeni nën të 30’at dhe jeni beqar, atëherë nuk ka asgjë të keqe nëse filloni të bëni ndonji takim online në ndonjë nga faqet takimeve.
Një vajzë shkruan në lidhje me takimet online dhe thotë “Nuk ka asgjë për të humbur nëse ju provoni, [por] kush e di se çfarë ju mund të fitoni?” Ndoshta mund edhe të zhgënjeheni por edhe të dilni ‘fitimtar’ duke gjetur partnerin e juaj ideal nga një takim i tillë.
5. Të dashuroheni
Duke rënë plotësishtë në dashuri me dikë është paksa frikësuese. Çfarë nëse ndjenjat tuaja janë të njëanshme? Çfarë ndodh nëse marrëdhënia nuk do funksionoj shumë gjatë?
Por le ta provojmë ndjenjën e të qenit i dashuruar.
“Çdo ndarje që ndodh nuk mund t’iu largojë përvojën e të qenit në dashuri”, shkruan Mragank Yadav. Kjo është e gjitha, ia vlen të dashuroheni.
6. Të dështoni
Yadav, thotë se është e rëndësishme që para moshës 20 vjeçare të mësojm se si të rrezohemi, dhe më e rëndësishmja, të mësojmë se si të ngritemi përsëri.
Të marrë informacione nga figurat që tani janë të super-suksesshëm, si Paul Allen dhe Oprah Winfrey, të cilët kanë mësuar nga dështimet e shumta profesionale.
7. Të udhëtosh vetëm
Tani është koha që të përgatitesh dhe të shkosh dikund vetëm, veçanërisht nëse nuk ke fëmijë.
“Kjo është një ndër mjetet më të fuqishme në fazat e mëvonshme të jetës, të largohesh nga gjërat apo vetëm të shohësh botën si është në të vërtetë” thotë Yadav.
Gati të shkosh? Ne kemi një listë të 30 vendeve më të mira për të udhëtuar vetëm, duke përfshirë vendet si: Kosta Rika, ku mund të bëni një shëtitje në Cloud Forest, dhe në Ishujt grekë ku mund të rrini në plazh.
8. Të fillosh një biznes
George Everitt rekomandon t’i kushtosh një vit një ideje për të hapur një biznes. “Kjo do të dështojë me siguri”, “por do të mësosh më shumë sesa të punosh me të vërtetë në një korporatë”.
9. Të bëhesh programer
“Kompjuterët do janë këtu për kohë të gjatë” thotë Everitt “dhe të mësosh të paktën një gjuhë programimi ju ndihmon të kuptoni se si funksionon bota moderne”.
10. Të hapësh një blog
Josh Fraser, thotë se të shkruarit është një ndër aftësitë më të rëndësishme dhe më të nënvlersuara në jetë. Ju mund ta realizoni atë duke hapur një blog, për ushqim, sport, apo marrëdhënie.
11. Të mësosh një gjuhë të huaj
Ju mund të këni një avantazh në disa vende të botës, nëse i dini gjuhët amtare”, shkruan Sankalpa Patil. Unë do të sugjeroja gjuhët si: Gjermane, Franceze, Japoneze apo Ruse.
Çfarëdo gjuhe që doni ta zotëroni mund të jetë më lehtë se sa e keni menduar.
12. Të shkosh në koncert të grupit tënd të preferuar
Kjo është një këshillë nga Emily Hunt. Biletat e koncertit mund të jenë të shtrenjta por disa artistë mund të mos mbajnë shumë koncerte në të ardhmen, kështu që përfito nga popullariteti i tyre që e kanë tani.
13. Të mbash kurs të gatimit
A e keni kuptuar me të vërtetë si duhet të gatuani? Pyet Sachin Shubham. Ju ndoshta mund ta ngopni vetën me shpageta apo omletë, por çfarë do të shërbenit në një ndejë të sofistikuar? Shko në një kurs dhe mësoje të paktën një ushqim i cili do t’iu lë përshtyje mysafirëve tuaj.