Loading…

Gjenerali rus: Më 1999, u tërhoqëm nga Aeroporti i Prishtinës për faj të Moskës e Beogradit

  • 17/02/2017 | 22:21

Gjenerali rus: Më 1999, u tërhoqëm nga Aeroporti i Prishtinës për faj të Moskës e Beogradit

Gjenerali rus, Leonid Ivashov, thotë se parashutistët rusë të cilët në qershor 1999 ishin në Aeroportin e Prishtinës, u detyruan të tërhiqen për fajin e Moskës dhe Beogradit.


Sipas tij, forcat speciale ruse nga regjimenti i parashutistëve, në vitin 1999 e kanë marrë një pikë strategjike në Aeroport – para syve të ushtarëve të NATO-s, transmeton Telegrafi.

“Duke e kontrolluar atë objekt, ne e kemi kontrolluar praktikisht situatën në tërë Kosovën. Asnjë aeroplan i NATO-s nuk ishte në gjendje të aterronte në territorin e Kosovës – pa lejen dhe pëlqimin tonë. Ky ishte padyshim një sukses ushtarak”, ka thënë ai.

Gjenerali rus shprehet se qëndrimin e tyre e bëri të vështirë Beogradi dhe fakti se Rusia atëherë ka qenë në marrëdhënie të mira me Perëndimin.

“Sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, presidentit të atëhershëm rus, Boris Jelcin, ia hstroi kërkesën që të shkarkohen të gjithë gjeneralët që e konceptuan sulmin në Aeroport. U shkarkuan ministri i Mbrojtjes, Igor Sergejev, unë dhe disa kolegë. Amerikanët kanë vazhduar të bëjnë presion ndaj Rusisë, e në këtë ka ndikuar edhe Beogradi që nuk shfaqte dëshirë të qartë për praninë e Ushtrisë ruse në Kosovë. Prandaj, ndjehem keq”, thotë ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë