Loading…

Gjenerali Rrahman Rama: FSK e gatshme të bëhet ushtri

  • 07/02/2018 | 12:39

Gjenerali Rrahman Rama: FSK e gatshme të bëhet ushtri

Komandanti i përgjithshëm i FSK-së Rrahman Rama ka raportuar para Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri. Rama tha se FSK është e gatshme në çdo moment dhe kohë kurdo që merret vendimi politik për transformimin në Forca të Armatosura.

Ai shtoi se nuk ka asnjë tendencë që  janë  duke ndërtuar një forcë që është rrezik për dikë tjetër,  por një forcë,  e cila është në interes të të gjithëve.

Deputeti nga  Vetëvendosje Rexhep Selimi tha se FSK është institucioni më kredibil në vend. Sipas tij kjo më së miri manifeston dëshirën e qytetarëve për ta pasur mbrojtjen ushtarake të saj.

Selimi shtoi se edhe transformimi është një sfidë. Ai u shpreh i bindur që FSK do të zbatoj  vendimin e Kuvendit për transformimin e FSK-së në ushtri.

Deputeti i PDK-së Fatmir Xhelili kërkoi nga komandanti Rama të sqarojë procesin e transformimit dhe kohën deri të ndodh kjo.

Ndërsa Rama tha se është e pamundshme të ndërrohet një mision për një kohë të shkurtër. Ai tha se me rëndësi është që t’i mbajë këto kapacitete në mënyrë që të përgatiten për sfidat e reja. Rama tha se nëse institucionet vendosin atëherë kohën mund ta shkurtojnë,  por që sipas tij ka edhe implikime buxhetore.

Deputeti i AAK Muharrem Nitaj ka kërkuar që të dijë për përfaqësimin gjinor, përqindjen e minoriteteve, etj. Në përgjigjen e tij Rama tha se  8 përqind në FSK janë femra, grada më e lartë që e mbanë një femër është kolonele,10.2 përqind janë minoritete. Derisa FSK ka 2500 pjesëtarë aktiv dhe 300 janë rezervë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë