Loading…

Gjenerali amerikan patrulloi kufirin Kosovë – Serbi

  • 26/04/2017 | 22:34

Gjenerali amerikan patrulloi kufirin Kosovë – Serbi

Ndihmës komandanti i Gardës Kombëtare të Ohios gjeneral-majori John Harris dhe ndihmës komandanti i Komandës së bashkuar operative të Ushtrisë së Serbisë gjeneral –majori Slavolub Janiçijeviq sot kanë vizituar ushtarë të Serbisë të angazhuar në të njëjtën kohë në patrullim me ushtarë të KFOR-it në Zonën tokësore të Sigurisë në kufi me Kosovën.


Sipas fjalëve të gjeneralit Harris, njofton FoNet, patrullat e përbashkëta tregojnë rëndësinë që e kanë ato për ndërtimin e besimit të ndërsjellë, ndërsa Ohio e Serbia tash e një kohë kanë partneritet të jashtëzakonshëm, ka shtuar gjenerali serb.

Sipas Janiçijeviq sfidat kryesore të sigurisë përgjatë këtij kufiri është prerja ilegale e pyjeve, të cilën, tha ai, ed bëjnë persona të armatosur nga Kosova, transmeton Koha.net.

Patrullat e përbashkëta e të njëkohshme të KFOR-it dhe të US-së në Zonën tokësore të Sigurisë bëhen nga viti 2005.

Gjenerali Harri dje në Prishtinë është takuar me zyrtarë të FSK-së

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë