Loading…

Gjenerali amerikan mirëpret arritjet e FSK’së

  • 25/04/2017 | 17:24

Gjenerali amerikan mirëpret arritjet e FSK’së

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjeneral-lejtënant Rrahman Rama priti të martën në takim pune komandantin e Gardës Kombëtare të Ohajos së SHBA-ve, gjeneralmajor John Harris, i shoqëruar nga atasheu ushtarak amerikan pranë Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, kolonel Jeffery Fischer si dhe oficerë të tjerë të lartë.


Gjeneral Rama me këtë rast e ka falënderuar gjeneralin Harris për kontributin që Ushtria Amerikane është duke dhënë në kuadër të KFOR-it për 18 vjet me radhë, në mënyrë që në Kosovë të ketë një ambient të qetë dhe të sigurt.

Po ashtu, gjeneral Rama ka shprehur mirënjohjen e tij për kontingjentin amerikane nga kampi ushtarak Bondsteel për përkrahjen e dhënë FSK-së në përgjithësi dhe në veçanti për zhvillimin e kapaciteteve trajnuese të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes së FSK-së (TRADOK) në Ferizaj.

Gjatë takimit komandanti i FSK-së, gjeneral-lejtënant Rrahman Rama e ka njoftuar gjeneralin Harris edhe për procesin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK), përgatitjet e bëra, planifikimet dhe procedurat që janë zhvilluar deri në sot, si nga ministria ashtu edhe në nivel qeveritar e shtetëror.

Me këtë rast ai e njoftoi gjeneralin Harris edhe me përqindjen e lartë të numrit të komuniteteve pakicë që janë duke shërbyer në radhët e FSK-së si dhe me aktivitetet konkrete që janë duke u bërë për inkuadrimin e sa më shumë pjesëtarëve të rijnë të komuniteteve pakicë.

Gjeneral Harris është ndarë i kënaqur me arritjet e FSK-se sidomos me zhvillimin e pjesëtarëve të saj.

“Është mbresëlënëse që pjesëtarët e FSK-së janë shumë të suksesshëm në shkollat dhe kurset ndërkombëtare ku po marrin çmime të larta për performancën e shkëlqyer”, tha ai.

Po ashtu gjenerali Harris shprehi gatishmërinë për të përkrahur FSK-në në zhvillimin dhe përmirësimin e kapaciteteve të saj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë