Loading…

Gjendja shëndetësore e Bajram Rexhepit është përmirësuar pas operacionit

  • 19/04/2017 | 18:45

Gjendja shëndetësore e Bajram Rexhepit është përmirësuar pas operacionit

Mjekët e QKUK-‘së kanë dalur në konferencë për media pas operimit të suksesshëm të ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi. Ata kanë përsëritur se gjithçka ka shkruar mirë dhe se tani shëndeti i Rexhepit është përmirësuar.


Doktori Curr Gjocaj fillimisht ka treguar se Rexhepi prej të hënës është në trajtim në QKUK.

“Sot kolegjiumi vendosi që ai duhet ti nënshtrohet operacionit”, ka shtuar ai pas operimit të Rexhepit.

Neurokirurgu Arsim Morina, doktori kryesor tregoi se Rexhepi ka qenë në rrezik për jetën, përcjell gazetametro.net

“Kemi ardhur  në përfundim që është e nevojshme ndërhyrja operative, sepse siç e dini ka pësuar dy sulme në tru që e kanë rreziku seriozisht jetën e tij”, u shpreh ai.

Ai paoshtu bëri të ditur se qëllimi i ndërhyrjes ka qenë të lirohet truri nga të anjturit. Operimi nuk ka qenë veç shërues por edhe preventiv. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë