Ange Postecoglou ka arritur marrëveshje verbale me skuadrën angleze të Tottenhamit dhe me shumë gjasa në sezonin e ardhshëm ata do të garojnë së bashku në Premierligë, shkruan Gazeta Metro.
Përmes një postimi në Twitter, Fabrizio Romano, një nga gazetarët më të njohur të futbollit në botë, ka shkruar për arritjen e kësaj marrëveshjeje.
Marrëveshja e Spurs me australianin, siç kuptohet, mund të jetë dy vjeçare me opsion për të përfshirë edhe një sezon tjetër, duke e bërë potencialisht marrëveshjen deri në qershor 2026.
Tani Spurs i mbetet vetëm të bëjë marrëveshje me Celtic, skuadrën në të cilën tani kryeson menaxheri Postecoglou./gazetametro.net
🚨 Understand Tottenham have finally reached verbal agreement with Ange Postecoglou as next manager. #THFC
Been told it will be a two year-deal with an option included for further season, so potentially valid until June 2026.
Next step to get it done: find a way with Celtic. pic.twitter.com/QR4Lueuf0z
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 5, 2023