Loading…

Gjendet uji më i vjetër në botë

  • 26/12/2016 | 23:41

Gjendet uji më i vjetër në botë

Shkencëtarët kanë zbuluar ujin më të vjetër në botë, thellë në një minierë në Kanada. Një oazë e vjetër 2 miliardë vjet, do të mund të ndihmonte në kuptimin e prejardhjes së jetës në tokë, e ndoshta edhe më gjerë.


Kërkuesit shkencorë nga Universiteti në Toronto kanë gërmuar në një thellësi gati 2,5 kilometra të thellë në minierën Kid Krik në Ontario, për të gjetur ujë.

Analiza kimike e gazrave zbuloi vjetërsinë e ujit, si dhe faktin që përmbante 8 herë më shumë kripë sesa uji i detit. Kërkuesit shkencorë thonë se burimi parahistorik është pjesë e “sistemit të lidhur të lëngshëm” që gjendet thellë në Tokë.

Studimi i mikrobeve të gjetura në ujë mund të tregojë për dëshmitë e jetës në Tokë dhe në planetë të tjerë, 2 miliardë vjet më parë, thotë shkencëtarja Barbara Shervud Lolar, bashkautore e studimit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë