Një person është gjetur pa shenja jete në Prishtinë, sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, shkruan Gazeta Metro.
Viktima mashkull kishte ndërruar jetë në shtëpinë e dëshmitarit, që njoftoi policinë.
Në vendngjarje kanë dalur ekipet mjekësore që konstatuan vdekjen e viktimës.
Trupi është dërguar për obduksion.
”Prishtinë 06.02.2022 – 06:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar kishte ndërruar jetë në shtëpinë e dëshmitarit mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./gazetametro.net