Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në Istog është gjetur një burrë pa shenja jete.
Sipas policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend të ngjarjes.
“Istog 02.06.2023 – 09:00. Është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vend ngjarje. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi.”, thuhet në raportin e policisë.