Loading…

Gjendet në një veturë një trup i pajetë në Malishevë

  • 04/08/2018 | 18:35

Gjendet në një veturë një trup i pajetë në Malishevë

Në fshatin Lladrovc të Malishevës sot është gjetur trupi i pa jetë i një personi 57 vjeçar.

Udhëheqësja e Zyrës për Informim në Polinë e Kosovës në Gjakovë, Lirie Beqiraj ka njoftuar se “në ora 09:30 stacioni policor në Malishevë ka pranuar informacion se në fshatin Lladrovc në rrugë gjendet një veturë në të cilën dyshohet se është një person pa shenja jete”.

Menjëherë policia me të gjitha njësitë relevante ka shkuar në vendin e ngjarjes për të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës S.B., 57 vjeçar.

“Nga hetimet fillestare dyshohet për vrasje. Hetimet e drejtorisë rajonale të policisë në Gjakovë në bashkëpunim me prokurorinë themelore në Gjakovë, në mënyrë intensive po punojnë në hetimin dhe ndriçimin e këtij rasti.

Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i viktimës dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore për obduksion”, njoftoi Beqiraj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë