Një person i komunitetit serb është gjetur pa shenja jete të hënën në shtëpinë e tij në fshatin Dobratin të Graçanicës.
Në raportin e policisë theksohet se vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor në vend të ngjarjes.
‘Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete një mashkull K/Serb. Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor në vend të ngjarjes.’
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
‘Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion,’ thuhet në raportin e Policisë./Gazetametro.net