Loading…

Gjendet i vdekur një person në shtëpinë e tij në Pejë, afër viktimës është gjetur një revole me një fishek

  • 21/03/2023 | 08:54

Gjendet i vdekur një person në shtëpinë e tij në Pejë, afër viktimës është gjetur një revole me një fishek

Një person i gjinisë mashkullore është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Pejë, transmeton Gazeta Metro.


Sipas raportit 24-orësh të policisë së Kosovës vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Siç thuhet nuk janë vërejtur gjurmë të dhunës, teksa në afërsi të viktimës është gjetur një revole me një fishek.

Rasti është iniciuar si hetim i vdekjes.

”Rr. Brigada Pejë, 20.03.2023. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar dhe se nuk vërehen gjurmë të dhunës. Në afërsi të viktimës është gjet një revole me një fishek. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në obduksion,” thuhet në raportin e PK’së. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë