Një person është gjetur i vdekur sot në orët e hershme në qendër të qytetit të Pejës. Policia konfirmoi se viktima është gjetur pa shenja jete, në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes.
Xhevat Ibra zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, e ka konfirmuar rastin për KosovaPress.
Ibra ka thënë se trupi i viktimës është dërguar për obduksion, duke shtuar se për detaje të tjera do të informojë me kohë.
“Mund të iu konfirmoj vetëm si rast. Trupi është dërguar për obduksion”, tha Ibra.