Policia e Kosovës, ka njoftuar se një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jeta para shtëpisë së tij, shkruan Gazeta Metro.
Në raportin e PK’së bëhet e ditur edhe se, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Sipas familjarëve viktima ka qenë me probleme shëndetësore dhe se nuk kanë ndonjë dyshim për shkakun e vdekjes.
‘‘HETIM I VDEKJES – Gjakovë 29.03.2023 – 09:40. Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete para shtëpisë së tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Sipas familjarëve viktima ka qenë me probleme shëndetësore dhe nuk kanë ndonjë dyshim për shkakun e vdekjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore’’, ka njoftuar PK’ja. /gazetametro.net