Një person është gjetur pa shenja jeta në rrugën ‘Isa Kastrati’ në Prishtinë, para pak minutash, shkruan Gazeta Metro.
Lajmin për Gazetën Metro e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili ka bërë të ditur se viktima është i moshës 57 vjeçare.
“Më 14.10.2019, ora 18:37 në rr. Isa Kastrati në Prishtinë është raportuar për një person (viti i lindjes 1962) pa shenja jete”.
Tutje, ai ka njoftuar se njësitet policore menjëherë kanë dalë në atë lokacion, përderisa ekipet emergjente të ndihmës së parë kanë konfirmuar vdekjen e tij.
Sipas informatave të para mjekët ka thënë se vdekja ka ndodhur për shkaqe natyrore./gazetametro.net