Loading…

Gjenden në Mitrovicë të veriut dy vetura të vjedhura nga grupi Bytyqi-Rama

  • 15/02/2017 | 11:29

Gjenden në Mitrovicë të veriut dy vetura të vjedhura nga grupi Bytyqi-Rama

Policia e Kosovës, Drejtoria e Policisë Rajonale – Prizren, në vazhdën e hetimit të vjedhjeve të kryera nga grupi tanimë i arrestuar Bytyqi-Rama, janë zbuluar detaje të reja edhe për dy vjedhje të veturave që patën ndodhur me datën 15 dhe 18 janar në Prizren dhe bëhej fjalë për një veturë të llojit Opel Kadet GSI dhe një Golf III.


“Janë gjetur pjesë të këtyre dy veturave në Mitrovicën Veriore në pronësi të një të dyshuari i cili automjetet e vjedhura i kishte shitur për pjesë”, thekson Policia, përcjell koha.net

Policia i ka sekuestruar këto pjesë dhe pas ekzaminimeve të nevojshme do t’i përdor në cilësi të provës materiale kundër të dyshuarve.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë